VIDEO/ Sylvinho merr shtetësinë shqiptare, Rama batuta me trajnerin e Kombëtares
Sonte po mbahet mbrëmja Gala nga Federata Shqiptare e Futbollit për ”Më të Mirët e 2023”. Mbrëmja nisi me një suprizë, ku kryeministri Edi Rama ftoi presidentin Bajram Begaj në skenë, për ti dorëzuar shtetësinë shqiptare tranjerit të ekipit të Kombëtares, brazilianit Sylvinho. Ndërsa Rama mes batutave u shpreh se dekretin po e lexon vetë ai, në mungesë të sekretarit të Presidentit.
“Ndjej nevojën për të falënderuar me gjithë zemër të gjithë ata që e mundësuan klëtë sukses të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, përgëzimin dua ta filloj nga pak më larg, nga Gianni De Biassi. I cili është njeriu që na tregoi se kjo nuk është një ëndërr e pamundur. Të ndaloj një sekondë këtu, me Sylvinhon: E njeh presidentin e Shqipërisë? Presidentin tonë, jo të Brazilit, duhet të vish sepse do të ta prezantoj. Atëherë siç premtuam, sot duam të gjithë së bashku të të japim shtetësinë shqiptare”,-u shpreh Rama.
Dekreti iu dha zyrtarisht nga presidenti Bajram Begaj, nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. “Është një natë shumë e rëndësishme për mua, për historinë, një djalë nga Sao Paulos ka shkuar në Londër, më pas Barcelona, Manchester, Milano dhe më pas në Tiranë, një vendi i bukur, ju falënderoj të gjithëve, është një nder për të dhënë një kontribut në fushë, komplimente të gjithëve”, tha Sylvinho.
Pas Xhani De Biazit, Silvinjo është trajneri i dytë i huaj që dekretohet si shtetas shqiptar. Një moment me të vërtet special që ka emocionuar edhe brazilianin Silvinjo.