VIDEO/ Tension në Vlorë, drejtori përjashtohet pas përplasjes me tifozët e Flamurtarit

Sërish polemika në stadiumet shqiptare. Takimi mes Flamurtarit dhe Vorës këtë të shtunë u shoqërua me skena aspak sportive. Pas golit të vlonjatëve në minutën e 34, në stadium nisi një valë tensionesh që çoi në përjashtimin me karton të kuq të drejtorit të Vorës, Bazjon Tragaj, nga gjyqtari Kreshnik Barjamaj.

Shkak i situatës u bë një përplasje verbale në distancë mes Tragajt dhe tifozëve të Flamurtarit. Pamjet televizive e fokusuan drejtuesin e Vorës teksa reagonte i irrituar nga tribuna, ndërkohë që Alfred Ferko, pjesë e stafit të Flamurtarit, ndërhyri për ta qetësuar.

Përshkallëzimi i momenteve të tensionit detyroi edhe policinë të ndërhynte në tribunë, për të shmangur incidente të tjera dhe për të rikthyer qetësinë. Pas pak minutash ndërprerjeje, ndeshja vijoi normalisht. Dy skuadrat ndodhen në betejë të drejtpërdrejtë për mbijetesë, me Flamurtarin që aktualisht gjendet në zonën e ftohtë të renditjes, çka e rrit ndjeshëm presionin dhe nervozizmin në çdo takim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?