VIDEO/ Turqia realizon golin më të bukur deri tani në Europian, por Gjeorgjia barazoi pas 7 minutash
Edhe pse para nisjes së ndeshjes, tifozët u përfshinë në një sherr, Muldur ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen Turqi-Gjeorgji. Mbrojtësi i Fenerbahce, kaloi përkohësisht në avantazh Turqinë në minutën e 25. Ai arriti ta dërgonte topin në rrjetë me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës. Deri tani, ky mund të konsiderohet si goli më i bukur. Por festa e Turqisë nuk ka zgjatur shumë pasi Gjeorgjia barazoi rezultatin vetëm 7 minuta më pas.