VIDEO/ Xhemaili shënon golin e javës në ligën Amerikane

Blerim Xhemaili është duke pasur mjaft sukses në kampionatin amerikan MLS. Ylli shqiptar iu bashkua skuadrës Montreal Impact nga Serie A ku u aktivizua me Bolognën.

Së fundmi djaloshi nga Tetova ka marrë një vlerësim të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Goli i tij i shënuar javë më parë ndaj DC United është zgjedhur si më i miri i javës së 18-të.

Xhemaili realizoi golin e parë në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj DC United, ndërsa tek i dyti  ishte asistues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Montreal Impact mbanë pozitën e nëntë në tabelë pas 17 ndeshjeve, me 21 pikë të grumbulluara por me gjasa të mira për tu futur në Play Off.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?