VIDEO/Humbet bastin, kryetari i bashkisë ha miun para kamerave
Kur Paris Saint-Germain fitoi 4-0 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të Raundit 16, sezonin e kaluar, kryetari i bashkisë së Mont-de-Marsan, Francë e kishte quajtur të pamundur të pamundur eleminimin e PSG nga Champions League.
Charles Dayot shkroi në Facebook se do të hante një mi në qoftë se Barcelona do të arrinte që të eleminonte PSG në ndeshjen e dytë që do të luanin.
Për fatin e tij të keq kemi një përmbysje të rezultatit, pasi katalanasit arritën të korrnin një fitore të lavdishme 6-1 në Camp Nou.
Por të paktën Dayot është një njeri i fjalës. Atij iu deshën katër muaj për të kapërdirë humbjen dhe vendosi që të mbajë fjalën e dhënë.
Kryetari i bashkisë u ul në një tavolinë përpara kamerave dhe hëngri miun.
“Ka shijen e një lepuri,”-tha ai.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=eY8-LT1ycL8″ width=”560″ height=”315″]