Viera refuzon Interin: Jam trajner i Genoa-s, nuk kam ndërmend të largohem!
Patrick Vieira ka hedhur poshtë zërat që e lidhin me pankinën e Interit, duke riafirmuar përkushtimin e tij ndaj Genoa. Pavarësisht thashethemeve të fundit, që e shihnin francezin si një nga alternativat kryesore për ta pasuar Simone Inzaghi te zikaltërit, trajneri i “Grifonëve” ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet.
“Jam trajner i Genoa dhe dua të vazhdoj të jem”, – deklaroi Vieira, duke ftohur interesimin e mundshëm nga Milano.
Sipas “Il Secolo XIX”, Vieira e ka konfirmuar vendimin për të qëndruar edhe gjatë një takimi me drejtorin sportiv Ottolini. Nga klubi ka ardhur një mesazh i prerë: “Askush nuk na ka kontaktuar, Vieira qëndron këtu”.
Genoa përgatitet për një merkato të gjallë. Në sulm, me Vitinha, Ekuban dhe Ekhator, mund të mos ketë lëvizje të shumta, por një përforcim nuk përjashtohet.
Andrea Pinamonti, në huazim, nuk pritet të konfirmohet, por gjithmonë mund të kthehet në skenë më vonë. Ndërkohë, Albert Gudmundsson mund të rikthehet nëse Fiorentina nuk e blen përfundimisht.
Një mbrojtës i djathtë do të afrohet, ndërsa qendra e mbrojtjes konsiderohet e plotësuar. Në mesfushë, qëllimi është të gjenden dy anësorë sulmues për skemat 4-2-3-1 ose 4-3-3.
KOHA JONË SONDAZH

