Vieri këshillon Vlahovic: Duhet të qëndrojë i qetë, golat herët a vonë do të vijnë!
Christian Vieri e di shumë mirë edhe çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Juventusit. Në një intervistë të dhënë për “Tuttosport”, ai foli për Dusan Vlahovic, i cili ende nuk i ka bindur plotësisht tifozët bardhezi dhe ekspertët.
“Duhet të përpiqet të qëndrojë i qetë, të punojë për ekipin, të përgatitet, të stërvitet mirë. Golat, herët a vonë, do të vijnë. Për sulmuesit flitet vetëm kur nuk shënojnë. Ai duhet të jetë i qetë dhe kaq, golat, po e përsëris, do të vijnë, edhe sepse gjithmonë i ka shënuar”.
Vlahovic me Juventusin numëron 124 ndeshje dhe 53 gola, ndërsa me Fiorentinën ka shënuar 49 herë në 108 paraqitje. Në karrierën e tij ka luajtur gjithashtu 27 ndeshje me Partizanin e Beogradit, duke shënuar 3 gola.