Vieri: Ronaldo si makinë luftë, por Fenomeni është më i mirë!

“Ronaldo braziliani është më i mirë se Cristiano Ronaldo”, ky është të paktën mendimi i Christian Vierit. Ish-sulmuesi i Interit anon nga ish-shoku i skuadrës kur pyetet për futbollistët më të mirë.

“E kam mik Ronaldon dhe isha me fat që pata mundësinë të luaja me të. Ai i kishte të gjitha. Ishte shpërthyes, i fuqishëm dhe i shpejtë. Dukej si balerin dhe sikur kërcente me topin. Unë mendoj se braziliani Ronaldo është më i mirë se Cristiano Ronaldo.

CR7 është një makinë lufte, ai është i admirueshëm për gjithçka që ka bërë dhe për të gjitha gjërat që ai vazhdon të bëjë. Cristiano mund të luajë deri në 40 vjeç me një cigare mes buzëve, siç thonë në Itali. Ai ka një fizik skulptural”, u shpreh ish-sulmuesi i njohur i cili shënoi 202 gola me fanellën e Interit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP