Vieri: Spalletti gaboi që iku nga Napoli, do kishte fituar Seria A dhe Championsin

Ish-sulmuesi i njohur, Bobo Vieri, tani në rolin e analistit në mediat italiane ka kritikuar trajnerin Luciano Spalletti për largimin nga skuadra e Napolit.

“Garcia është një person fantastik, por vetëm pak trajnerë në botë i bëjnë skuadrat e tyre të luajnë si Spalletti. Nëse Spalletti do të kishte qëndruar, ky Napoli do të kishte fituar kampionatin dhe Champions League.

Nuk është e lehtë për Garcia-n, pas 2-3 muajsh Napoli nuk do të luajë më si vitin e kaluar sepse çdo trajner kërkon të lërë shenjën e tij. Gjithsesi, ata e nisin gjithmonë ndeshjen me një ose dy gola avantazh sepse kanë një nga sulmuesit më të mirë në botë”, deklaroi Vieri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?