Vieri: Tare një nga më të mirët në profesionin e tij, por Milani është më i dobët!

I intervistuar nga edicioni i sotëm i Corriere della Sera, ish-sulmuesi i njohur italian Christian Vieri ka komentuar situatën aktuale te Milan duke mos i kursyer kritikat dhe vlerësimet e forta për ndryshimet që po ndodhin në skuadër.

“Sot për sot, Milani është më i dobët,” – tha prerazi Vieri. “Janë larguar Reijnders dhe Theo Hernandez – një nga mesfushorët më të mirë në nivel ndërkombëtar dhe një nga 2-3 mbrojtësit e majtë më të fortë në botë. Janë largime që të tronditin. Tani mbetet të shihet çfarë do të bëjë edhe Maignan. Bëhet fjalë për lojtarë që nuk zëvendësohen lehtë, sidomos jo me kosto të moderuara. Duhet një merkato e jashtëzakonshme dhe ide të mëdha.”

Vieri komentoi gjithashtu edhe ardhjen e Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit: “Tare është ndër më të mirët në profesionin e tij. E kupton futbollin si pak të tjerë dhe jam i sigurt se do të dijë të ndërtojë një skuadër konkurruese. Por shumë do të varet nga buxheti që do të ketë në dispozicion.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket rikthimit të Massimiliano Allegrit, Vieri u shpreh: “Është zgjedhur rruga e eksperiencës. Max di të menaxhojë dhomat e zhveshjes më të vështira. Por për të nxjerrë maksimumin nga ai, duhen lojtarë të mëdhenj – diçka që ai e ka treguar edhe më parë se mund ta bëjë edhe në situata të ndërlikuara.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Për mundësinë e transferimit të Luka Modric, Vieri tha: “Është një rast i rrallë. Po të ishte për mua, do ta merrja menjëherë për një vit. Do të ishte një shembull i jashtëzakonshëm për të rinjtë dhe do t’u tregonte se çfarë do të thotë të jesh futbollist i vërtetë. Në Serie A, Modric me klasin e tij mund të luajë 40 ndeshje … me cigaren në gojë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?