Vijon mallkimi i dëmtimeve te PSG, 3 yje rrezikojnë të mungojnë ndaj Realit
Që kur Nassser Al Khelaifi zbarkoi te PSG, skuadra pariziene është bërë një nga favoritet çdo sezon për të triumfuar në Champions League. Gjithsesi kampionët e Ligue 1 jo në pak raste kanë zhgënjyer.
Këtë sezon shorti i ka vënë përballë Real Madridin që në fazën e parë me eliminim direkt, por tradita e dëmtimeve vijon t’i shqetësojë. Neymar, Paredes dhe Ramos janë në dyshim deri në momentet e fundit për duelin e parë.
Gjithçka filloi në sezonin 2012/2013, kur PSG u përball me Barcelonën në çerekfinalet e Champions League, me Ancelottin në stol. Trajneri italian nuk kishte në dispozicion Thiago Mottën dhe Matuidi, duke i dhënë mundësinë katalanasve që të kalonin në raundin tjetër. Neymar është dëmtuar shpesh në fazën me eliminim direkt, duke ndikuar jo pak në ecurinë e ekipit të tij. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

