Villareali ndal Juventusin e Vlahovic, Chelsea mund me lehtësi Lille (VIDEO)

Juventus nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në duelin e parë të 1/8-ve të Champions League kundër Villareal, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit. Skuadra torineze e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Vetëm 32 sekonda ju deshën Dusan Vlahovic për të gjetur golin e parë në Champions League. Sulmuesi serb debutoi me gol, duke zhbllokuar menjëherë duelin ndaj Villarealit.

Skuadra spanjolle u hodh më pas në kërkim të golit të barazimit, por në një moment do të ndalej vetëm nga shtylla. Strategji mbrojtëse ndërkohë nga Allegri, që nuk do trë rezultonte shumë e goditur. Nga një përgjumje e mbrojtjes së ekipit italian, Parejo përfiton për të shënuar golin e barazimit brenda zonës.

Chelsea ndëkohë hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në çerekfinale pas fitores së pastër 2-0 në duelin e parë ndaj Lille. Kampionët e Europës shënuan nga një gol për pjesë dhe tashmë shkojnë të qetë për në duelin e kthimit Kai Havertz zhbllokoi rezultatin në minutën e 8-të, ndërkohë që në të 63-tën do të ishte amerikani Christian Pulisic që do të realizonte golin e dytë. /R.Lika-Koha Jonw/


SHKARKO APP