Villas-Boas kujton kohët e arta me Porton: Kisha një ekip pornografik!

Andre Villas-Boas, aktualisht është trajneri i Marseille-s, por strategu portugez u bë i njohur në arenën ndërkombëtare duke fituar 3 trofe me Porton në sezonin 2010-2011, duke rrëmbyer Europa League, kampionatin portugez dhe Kupën e Portugalisë.

I pyetur për atë skuadër të jashtëzakonshme, ku luanin talente si James Rodriguez apo Radamel Falcao, portugezi zgjodhi një mbiemër shumë të çuditshëm për ta përshkruar.

“Ishte një ekip pornografik. Kisha Hulk, Falcao, James, Moutinho, Otamendi… ishte një nga ekipet më të mirë në botë. Kur shikon karrierën që kanë pasur këta lojtarë, e kupton që ishte grup i pabesueshëm”, tha Villas-Boas.

SHKARKO APP