Vinicius Junior “kriset” me Real Madridin, kërkon 20 milionë euro në sezon

Raportet mes Real Madridit dhe sulmuesit brazilian Vinicius Junior po vazhdojnë të përkeqësohen. Edhe pse kontrata aktuale e lojtarit skadon në vitin 2027, palët janë në negociata për rinovimin, por marrëveshja duket larg.

Sipas burimeve të afërta me klubin, Vinicius ka kërkuar një pagë prej 20 milionë euro në sezon, një shifër që Real Madridi nuk është i gatshëm ta pranojë për momentin.

Kjo kërkesë është përforcuar edhe nga interesimi i madh që po tregon Arabia Saudite për shërbimet e tij, me klube të gatshme ta mbulojnë me para për ta bindur të largohet nga Spanja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata mbetet e tensionuar dhe e ardhmja e yllit brazilian në “Santiago Bernabéu” është gjithnjë e më e pasigurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?