Vinicius Junior rikthehet në stërvitje, pranë riaftësimit dhe talenti turk

Vinicius Junior është bashkuar në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës. Braziliani ka nisur punën i diferencuar dhe fakti që ai ka nisur të vrapojë është një shenjë që rikthimi i tij do të ndodhë më shpejt se sa ishte planifikuar.

Sa i përket infermierisë, Arda Guler vijon punën në palestër, teksa stafi mjekësor ka komunikuar se afati i rikthimit të tij është brenda dhjetë ditëve të ardhshme.

Në krahun tjetër, gjendja e Tchouamenit duhet vlerësuar, edhe pse ai ka nisur punën individuale, francezi do të kryejë përsëri ekzaminimet e nevojshme për të kuptuar më shumë mbi gjendjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arda Guler mund të prekë fushën e blertë për ndeshjet e mbetura të këtij viti 2023 me Real Madrid që do të luajë katër ndeshje, duke nisur nga ajo e kampionatit përballë Betis, e më pas në Champions League përballë Union Berlin në transfertë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?