Vinicius Junior rikthen Realin te fitorja ndaj Elches, ngjiten në krye (VIDEO)
Reali i Madridit është rikthyer në rrugën e fitoreve në La Liga, duke marrë një sukës 2-1 ndaj Elches në transfertë. Skuadra madrilene ishte më konkrete në këtë duel, edhe pse sërish pa shumë shkëlqim.
Los Blancos zhbllokuan shifrat në minutën e 22-të me Vinicius i cili dyfishoi shifrat në 73-ën duke gjetur golin e 7-të sezonal. Elche që luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 63-të, shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 86-të me Milla, por vetëm kaq me Realin që për momentin e sheh veten në krye me 24 pikë.
Madrilenët mund të arrihen nga Sevilla, nëse këta të fundit do të arrijnë që të fitojnë ndaj Osasunës.
KOHA JONË SONDAZH

