Vinicius Juniors: Me tifozët në ndeshjen e kthimit do të shkojmë në finale!

Vinicius Jr u vlerësua mbrëmë nga UEFA si lojtari i ndeshjes pasi shënoi dy gola. Në përfundim të aktit të parë, sulmuesi brazilian u shpreh i bindur se me tifozët në krah, në Madrid, mund të kapin finalen

“Ne zbritëm në fushë me objektivin për të fituar ndeshjes, por e dimë se Champions League është kështu. Nuk mund t’i dhurosh asgjë kundërshtarëve, në të kundërt ndëshkohesh.

Tani duhet të jemi të qetë dhe të mendojmë për ndeshjen e kthimit. Ne e dimë se mund të mbështetemi te tifozët tanë të cilët do të na japin një shtysë të madhe në Bernabeu”, u shpreh Vinicius Jr.

SHKARKO APP