Vinicius: Ronaldo erdhi në pushimin e ndeshjes për të na mbështetur

Vinicius Junior u bë protagonist mbrëmjen e djeshme duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në “El Clasicon” ndaj Barcelonës. Në “Bernabeo” ishte i pranishëm edhe Cristiano Ronaldo, teksa talenti brazilian ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante për të.

“Cristiano erdhi në dhomat e zhveshjes në pushimin e pjesës së parë për të na mbështetur dhe për të na dhënë moral. Ky është motivi se përse festova si ai. Ronaldo është fitues si brenda dhe jashtë fushave”, deklaroi Vinicius për mikrofonin Complesports.

Kjo ishte hera e dytë që portugezi rikthehet në Madrid për të ndjekur ish-skuadrën e tij, me të cilën ka luajtur për shumë vite duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e tyre./R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP