Vinicius shpëton Realin, i jep tri pikë të vuajtura ndaj Valladolid (VIDEO)

Real Madrid mori sonte në mbrëmje fitoren e dytë në tri ndeshjet e parapara të këtij sezoni në La Liga. Vinicius Junior realizoi një gol të thjeshtë në minutën e 65-të, përballë Valladolidit, falë një “asisti” të dhuruar nga mbrojtja vendëse, në tentativë për të larguar rrezikun.

Deri në këtë moment rrjetat ishin të paprekura, pavarësisht dominimit të “Los Blancos”. Në fakt, Viniciusit i mjaftuan vetëm 7 minuta në fushë për të shënuar, pasi në të 58-tën zëvendësoi Jovicin, që edhe në këtë takim e humbi shansin për të bindur trajnerin Zidane mbi aftësitë e tij.

SHKARKO APP