Virologu belg sugjeron përdorimin e maskave gjatë ndeshjeve të futbollit

Marc van Ranst, një virologu belg që këshillon qeverinë për vendimet që merren në luftën kundër koronavirusit, nuk përjashton mundësinë që lojtarët të mund të kthehen në fushë duke mbajtur maska.

“Është një rrugë për tu marrë parasysh. Në internet ka maska ​​kundër ndotjes që mund të vishen nga futbollistët amerikanë ose çiklistët”, deklaroi Ranst.

Imazhet e lojtarëve të Gremios që hyjnë në fushë me maska në shenjë proteste një muaj më parë, mund të bëhen një normalitet në futboll gjatë periudhës së koronavirusit.

Të paktën në Belgjikë, ku ka përplasje mes Federatës dhe Ligës së Futbollit nga njëra anë dhe UEFA-s nga ana tjetër. Drejtuesit e futbollit shtyn kampionatin, pasi morën paralajmërimin nga UEFA (kishin vendosur pezullimin e kampionatit). Klubet në Belgjikë kanë rinisur stërvitjet këtë javë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP