Virusi kinez, 35 vende të botës anulojnë aktivitetet sportive

Tridhjetë e pesë vende të botës kanë anuluar aktivitetet sportive mes frikës së përhapjes së mëtejshme të coronavirusit.

Italia si shteti më i prekur në Evropë nga coronavirusi, ka pezulluar të gjitha ndeshjet e kampionatit më të rëndësishëm në vend, Seria A. Ndërkaq raportohet se ndeshja Inter-Ludogorets, e cila ndodh në kuadër të Kupës së Kampionëve UEFA, do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa tifozë ditën e enjte.

Teksa ende pritet për një konfirmim të mëtejshëm të ndeshjes Irlandë-Angli, e cila do të zhvillohet në Itali, Kina ka anuluar garat e makinave Formula Uno që do të mbaheshin në muajin Prill. Frika e përhapjes së virusit ka ndikuar edhe në zhvillimin e aktiviteteve sportive në Japoni, një vend, i cili është në prag të nisjes së lojërave olimpike Tokio 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgatitjet për Olimpiadën do të vazhdojnë ka deklaruar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ndërkohë që pritet një vendim për zhvillimin e lojërave deri në fund të majit. Gjithashtu Japonia ka vendosur të pezullojë të gjitha ndeshjet e futbollit, ndërsa maratona e Tokios do të zhvillohet vetëm për atletët profesionistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?