Virusi rrezikon edhe Europianin, ja çfarë thotë zyrtari i UEFA-s
Në më pak se një javë më parë Italia filloi luftën me coronavirusin COVID-19, teksa u përhap shpejt në rajone të ndryshme të Italisë Veriore. Në funksion të kontrollit të virusit dhe për të ruajtur shëndetin publik, shumë ndeshje janë shtyrë, përfshirë disa në Serie A. Për momentin në zonat më të prekura do të luhen me dyer të mbyllura.
Sidoqoftë, ka filluar një shqetësim i madh edhe për Europianin që do të luhet në qershor. Italia është një nga vendet pritëse, ku do të luajë skuadra e Mancinit. Michele Uva , nënkryetar i UEFA-s, foli për mikrofonin “Rai Radio1 Sport” për të komentuar situatën nga virusi: “Jemi në një fazë pritjeje, po monitorojmë të gjitha vendet, futbolli duhet të ndjekë indikacionet qeveritare të shteteve individuale. Ne mundohemi të mos ndalemi, rruga sportive do të bllokohet vetëm nëse situata do të përkeqësohet “.
Për momentin, hipoteza që edhe Europiani mund të pësojë ndryshime nuk duket se është në tryezë . Por padyshim, me zhvillimin e situatës që ndryshon kaq shpejt, do të jetë e nevojshme të merren vendime drastike.
Në javët dhe muajt e ardhshëm do të dimë diçka më shumë rreth përhapjes së koronavirusit në Itali, dhe do të jetë thelbësore të kufizohet në maksimum shtrirja e infeksionit. Nëse, në muajt e ardhshëm, rajone të tjera përveç rajoneve të shpërthimit do të pësonin një rritje të konsiderueshme të rasteve, do të ishte e vështirë të mendohet se UEFA mund të shmangte veprimet .
E njëjta gjë vlen për përhapjen e virusit në Evropë, aktualisht shumë e kufizuar; por siç kemi parë, situata mund të ndryshojë në një kohë relativisht të shkurtër. Për momentin UEFA e ka të vështirë për të marrë vendime. /Rozalb Lika-Koha Jone/