Vitet shkojnë por Ronaldinjo nuk e humbet klasin (VIDEO)

Vitet shkojnë dhe ia kanë humbur freskinë fizike, por jo klasin, që Ronaldinjo e shfaq më së miri kur ka topin në këmbë. Megjithëse sot është 37 vjeç, legjenda e futbollit brazilian, i magjeps sërish adhuruesit e tij.

Ronaldinjo e ka shkrirë sërish talentin gjatë një miqësore të veteranëve të Barcelonës përballë atyre të Mançester Junajtid. Ai ka shkëlqyer në driblimet e tij duke dhuruar momente spektakli.

Ylli Brazilian e ka bërë të flasë me vete ish-lojtarin e Junajtid Jasper Blomqvist. Megjithatë ndeshja u fitua nga “Djajtë e Kuq” që mposhtën 1-0 “blaugranët”.

 

SHKARKO APP