Viti 2022 nis me Haaland, norvegjezi tregon të ardhmen e tij

Borussia Dortmund kishte kërkuar nga Erling Haaland që të jepte një përgjigje për të ardhmen e tij brenda një kohe të shkurtër dhe sulmuesi e ka dhënë një të tillë. Një përgjigje jo e fshehtë, gjatë pushimeve të Krishtlindjeve në Marbella.

Disa tifozë që e njohën dhe e pyetën se ku do të luante sezonin e ardhshëm, gjiganti norvegjez i ka thënë. “Do të luaj këtu, në Spanjë”, të paktën siç raporton gazeta spanjolle “As”.

Haaland do të mbajë fanelën e Borussia Dortmund deri në fund të sezonit dhe më pas do të largohet nga Bundesliga. Real Madrid i vetmi klub në La Liga që mund të paguajë klauzolën vendosur nga agjenti i tij Mino Raiola.

SHKARKO APP