Vitinha refuzon Realin: Budallëk të largohesh nga Paris SG

Mesfushori portugez i Paris Saint-Germain, Vitinha, ka hedhur poshtë zërat për një transferim të mundshëm te Real Madrid, duke theksuar se dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Paris.

Futbollisti 24-vjeçar është përfolur së fundmi si një nga kandidatët për të përforcuar mesfushën e klubit madrilen, sidomos pas largimit të legjendës kroate Luka Modrić dhe nevojës së “Los Blancos” për një pasues në qendër të fushës. Megjithatë, vetë lojtari ka bërë të qartë se nuk e sheh të arsyeshme një largim nga PSG.

“Do të ishte një budallallëk po të largohesha nga PSG. Nuk besoj se do të ishte gjëja më e mirë për mua. Ndihem shumë mirë këtu”, është shprehur mesfushori portugez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vitinha theksoi gjithashtu se ndihet i vlerësuar në klubin parisien dhe është i kënaqur me projektin sportiv nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique. “Ndjej se njerëzit më vlerësojnë shumë. Dua të qëndroj te PSG dhe kjo është edhe dëshira e familjes sime”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesfushori ka një klauzolë largimi prej 90 milionë eurosh që mund të aktivizohet gjatë verës, pas Kupws sw Botws, por për momentin nuk e konsideron largimin nga Parisi, qyteti simbol i të cilit është edhe Eiffel Tower.

Vitinha vlerësoi gjithashtu atmosferën brenda skuadrës dhe stafin teknik: “Kemi një grup fantastik dhe një trajner të jashtëzakonshëm”.

Në aspektin personal, portugezi po kalon një sezon pozitiv me PSG, duke regjistruar 6 gola dhe 10 asistime në 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?