Vizita e ish-lojtarëve në Bubq, Strakosha: Fqinjët janë për t’u përgëzuar për ndihmën!
Ish-futbollistët e Kombëtares kanë vizituar familjet e prekura nga tërmeti, ku fillimisht kanë vizituar qendrën vullnetare të ngritur në Bubq. Pikërisht për këtë, një legjendë si Foto Strakosha, i ka falënderuar të gjithë që kanë pranuar të marrin pjesë, në një kauzë të tillë.
“Këtë ndihmë po e bëjmë sepse duhet të gjendemi pranë këtyre njerëzve në këto momente të vështira. Të gjithë këta futbollistë që janë pjesë e historisë së futbollit të këtij vendi kanë qenë të gatshëm për këtë ndeshje.
Janë për t’u përgëzuar edhe kombëtarja e veteranëve të Greqisë, Turqisë dhe Italisë, të cilët janë pjesë e kësaj kauze. Nuk ia vlen të thuash më asgjë tjetër, përveçse në momente të vështira ka shumë vlerë të jemi sa më pranë njëri-tjetrit.”, u shpreh Strakosha.