Vizita në Barcelonë i kushton shtrenjtë Guardiolës, 14 ditë karantinë në Angli

Pep Guardiola ditët e fundit është pikasur në Barcelonë. Nga Spanja u supozua menjëherë se trajneri i Manchester City-t kishte shkuar personalisht për të folur me Leo Messin, po në Katalonjë Guardiola shkoi vetëm për të vizituar të afërmit e tij.

Gjithsesi qëndrimi i strategut në vendin e lindjes do t’i kushtojë shtrenjtë.  Sipas asaj që shkruan Sky Sports (nga Anglia), spanjolli pas kthimit të tij në Manchester, do të duhet të duhet të qëndrojë për 14 ditë në karantinë.

Strategu duhet të kishte marrë  parasysh se autoritetet britanike detyrojnë të gjithë ata që udhëtojnë nga Spanja për në Angli të kryejnë një periudhë 14-ditore izolimi për shkak të urgjencës globale shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19. Guardiola duke filluar karantinën ditën e nesërme, do të jetë në gjendje që të rikthehet me skuadrën vetëm më 14 shtator, 6 ditë para debutimit në kampionat.

Mesa duket bisedimet me Messin apo takimet me familjarët e tij, e kanë detyruar që të bëjë këtë sakrificë për të mos qenë në krye të ekipit në momentet më të rëndësishme para sezonit të ri. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP