Vjen dhe oferta zyrtare, grupi amerikan blen për një shifër të frikshme Chelsea-n

Një grup investitorësh, i kryesuar nga Todd Boehly është gati të formalizojë blerjen e Chelsea-t për afro 5 miliardë euro. Financieri amerikan është njëkohësisht edhe bashkëpronar i skuadrës së bejsbollit, Los Angeles Dodgers.

Oferta zyrtare e mbërritur u konfirmua edhe nga vetë blutë e Londrës, që arkivojnë epokën e drejtimit të Roman Abramovich. Në njoftimin e klubit theksohej se “shitja e aksioneve do të finalizohet në fund të muajit maj, periudhë në të cilën do të përfundojë i gjithë dokumentacioni i nevojshëm”.

Kjo pjesë duket vetëm një formalitet, pasi grupi i drejtuar nga Boehly është aprovuar paraprakisht si blerës. Shifra prej afro 5 miliardë eurosh përfshin blerjen e Chelsea, së bashku me infrastrukturën dhe angazhimi për të vijuar investimet në ekipin e Londrës perëndimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të mbrojtur financat e klubit, janë vendosur disa kufizime rreth komisioneve që përfitohen nga administrimi, shpërndarja e dividendëve dhe për sa i takon borxheve. Marrëveshja erdhi pas sanksioneve që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vendosi për oligarkun Roman Abramovich, prej periudhës kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?