Vjen konfirmimi nga Spanja, Barcelona-Napoli luhet me dyer të hapura

Sfida e kthimit në Champions League mes Barcelonës dhe Napolit do të luhet me porta të hapua. Vendimi vjen direkt nga Spanja, teksa Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa ka deklaruar: “Ndeshja nuk është në rrezik dhe nuk ka rrezik që të luhet me porta të mbyllur. Kemi vendosur që të mbyllim stadiumin vetëm për persona që vijnë nga zona në rrezikon, por nuk është ky rasti”.

Në “Camp Nou” do të ketë tifozë edhe nga Napoli. Teksa ministri në deklaratën për “RAC1” u shpreh se nuk ka asnjë rrezik.

“Gjëja që më shqetëson është eksodi i shumë tifozëve. Ndeshja e Champions League mes Barcelonës dhe Napolit mund të shoqërohet nga një eksod i madh tifozësh. Ndeshja do të luhet normalisht, teksa Napoli nuk është në zonën e rrezikshme, pasi ndodhet në veri të Italisë”, deklaroi Illa. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP