Vjen momenti i Edon Zhegrovës, Spalletti e aktivizon si titullar sot ndaj Pafos

Në Torino ka ardhur momenti i Edon Zhegrovës. Juventusi ka vendosur t’i japë besim yllit të Kosovës, i cili u konsiderua një nga blerjet më premtuese të verës, por që deri tani ka treguar vetëm shkëndija të talentit të tij. Sonte në mbrëmje, mesfushori ofensiv do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë në një duel vendimtar për rrugëtimin europian të bardhezinjve.

Sipas të përditshmes sportive italiane, Luciano Spalletti do ta aktivizojë Zhegrovën që në start, një vendim disi i befasishëm duke parë formën dhe minutazhin që ka pasur futbollisti me numrin 11.

Trajneri italian e konfirmoi vetë zgjedhjen: “Do të luajë nga fillimi. Zakonisht i jap pesëmbëdhjetë ose njëzet minuta, por këtë herë po punon shumë dhe dua t’i jap këtë mundësi. Testet tregojnë se nuk është në gjendjen optimale, por kemi pesë zëvendësime. Do të shohim gjatë ndeshjes”, u shpreh Spalletti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edon Zhegrova pritet të ketë rolin kryesor kreativ në repartin ofensiv, teksa Juventusi synon një fitore që mund të peshojë shumë në vazhdimin e aventurës në kompeticionet europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?