Vlahovic dëmtohet dhe mungon në miqësoret e Serbisë, por nuk rrezikon derbin ndaj Interit

Sulmuesi i Juventusit Dusan Vlahovic është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për Serbinë në miqësoret që kjo e fundit do të zhvillojë me Danimarkën dhe Hungarinë.

Sulmuesi ka një shqetësim në ije, me stafin e kombëtares serbe që kanë vendosur të mos rrezikojnë më shumë në një tjetër dëmtim serioz nëse e aktivizojnë.

“Për shkak të rikuperimit nga një dëmtim në ije, Dusan Vlahović nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Dragan Stojković për miqësoret me Hungarinë dhe Danimarkën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas konsultimeve mes mjekëve të Juventusit dhe mjekëve të kombëtares së Serbisë është vendosur që ai ta shfrytëzojë periudhën e pushimit për t’u rikuperuar nga problemi”, shkruhej në deklaratën e kombëtares serbe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlahovic do të rikthehet në Torino dhe do të vazhdojë edhe fazën e rikuperimit të tij për të qenë gati në kampionat për derbin ndaj Interit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?