Vlahovic feston ditëlindjen si bardhezi, mbërrin për të kryer vizitat mjekësore me Juven

Dusan Vlahovic është lojtari më i ri i Juventusit. Pas arritjes së marrëveshjes totale ditën e djeshme, sulmuesi serb ka mbërritur në J Medical për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën deri në vitin 2026, me një vlerë prej 7 milionë eurosh në sezon.

Fiorentina ndërkohë do të përfitojë 70 milionë euro, ndërkohë që të tjera do të shkojnë në formë bonusesh. Në ditëlindjen e 22-të, Vlahovic është përshëndetur nga tifozët bardhezi, të cilët edhe e kanë uruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?