Vlahovic fjalë dashurie për “Zonjën”: Kisha vetëm një klub në mendje, Juventusin!

Dusan Vlahovic ishte goditja e madhe e Juventusit në merkaton e janarit, duke i dhënë një tjetër fytyrë sezonit të bardhezinjve me golat e tij. Sulmuesi serb ndihmoi ekipin torinez që ta mbyllnin sezonin në zonën Champions. Ai ka thënë fjalë dashurie për Juventusin.

“Ndoshta agjenti im e dinte për një ofertë nga Arsenali, por nuk kam folur me asnjë. Kisha vetëm një klub në mendje, Juventus dhe vetëm Juventus. Nuk  kisha asgjë tjetër për të thënë. Tani ndihem i nderuar që vesh këtë fanellë. Është e pabesueshme sa herë që e vesh.

Definitivisht kam ADN-në e Juventusit. Personaliteti i Juventusit përkon me personalitetin tim. Kur vjen këtu, nuk dorëzohesh kurrë, lufton gjithë kohës dhe bën sakrifica. Kjo ishte padyshim gjëja që kërkoja”, deklaroi sulmuesi serb. /R.Lika-Koha Jonw/

 

 

SHKARKO APP