Vlahovic i thotë “jo” Arsenalit, kërkon transferimin te Juventusi

Dusan Vlahovic në të ardhmen kërkon të luajë me një skuadër të madhe europiane. Futbollisti serb po kalon një formë të shkëlqyer në Itali pasi deri më tani regjistron 41 gola në 62 ndeshje. Për këtë arsye dhe ofertat nga klubet e mëdha europiane nuk kanë munguar.

21-vjeçari nuk kërkon zhvendosjen në kampionatin anglez. Arsenali ofroi 180 milionë euro për lojtarin, por dëshira e tij mbetet Juventus.  Palët kishin kontakte të vazhdueshme që në tetor të vitit që lamë pas, për një kalim të mundshëm mirëpo për shkak të detajeve, marrëveshja nuk u arrit.

“Zonja e vjetër” është bindur me cilësitë e lojtarit dhe është gati të plotësojë dëshirat e serbit dhe nga ana ekonomike. Vetë Vlahovic kërkon transferimin te Juventus dhe për të luajtur në Champions League pasi me klubin aktual të Fiorentinës, ky objektiv duket i largët për të mos thënë i paarritshëm. Kontrata e tij me vjollcët skadon në qershor të vitit 2023.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?