Vlahovic nuk i mjafton Juves, ndalet edhe ndaj Bolognës (VIDEO)

Juventus bën një tjetër ndalesë në Seria A, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Bolognës. Bardhezinjtë në fraksionin e parë administruan ndeshjen duke qenë më të rrezikshëm, por krijojnë shumë pak në portën e Bolognës. Në fillimin e fraksionit të dytë, do të ishte Arnautovic, që do të përfitonte nga një përgjumje e mbrojtjes torineze për të kaluar ekipin e tij në avantazh.

Juventus tenton të reagojë, me Danilon që ndalet vetëm nga shtylla pas një goditje me kokë. Në minutat e fundit, Bologna mbetet me dy futbollistë më pak në fushë pas ndëshkimi të Medel dhe Subaru për shkak të një faulli pranë zonës së rreptësisë.

Me dy futbollistë më shumë në kohën shtesë, bardhezinjtë ja dolën që të gjenin vetëm golin e barazimit m Vlahovic, që shfrytëzoi një veprim akrobatik të Moratës. Juventus ngjitet në kuotën e 63 pikëve në vendin e katërt, por rrezikon që Roma t’u afrohet. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?