Vlahovic prezantohet te Juventusi: Numri 7 për mua nuk përfaqëson asgjë!
Dusan Vlahovic ishte goditja e madhe e Juventusit në merkaton e verës. Sulmuesi serb ditën e sotme ka bërë prezantimin zyrtar me klubin bardhezi, ku ka sqaruar dhe vendimin për të zgjedhur bardhezinjtë dhe numrin 7.
“Është folur shumë për oferta nga skuadra të tjera, por zgjedhja ishte e thjesht. Në ADN-në e tij Juventusi ka fitore dhe kurrë nuk dorëzohet. Mentaliteti është i duhuri. Numri 7? Për mua nuk përfaqëson asgjë. E zgjodha sepse ishte më i afërti më 9-tën dhe i lirë.
Dua të futem sa më parë në skemat e trajnerit dhe të përshtatem me shokët e rinj. Dua të ndihem si në familje këtu me shokët dhe drejtuesit. Është e nevojshme të kemi një dhomë zhveshjesh të bashkuar për të arritur rezultatet. Juventus është klubi më i madh në Itali. Dëshira për t’u përmirësuar është e madhe”, deklaroi Vlahovic. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

