Vlahovic rikthehet nga dëmtimi, por rinovimi me Juven është larg
Juventus merr lajme të mira nga infermieria, pasi për duelin kundër Bolognës do të rikthehet edhe Dusan Vlahoviuc. “Bomberi” serb ka parkuar në boske që nga 18 nëntori si pasojë e një tërheqje muskulore në kofshën e majtë, por Vlahovic është rikthyer më në fund të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit, i gatshëm ta nis nga minuta e parë kundër Bologna-s.
Në tre ndeshjet e fundit, Juve ka shënuar vetëm një gol, atë kundër Lecce-s, shifra që tregojnë qartë varësinë që “Zonja e Vjetër” ka ndaj Vlahovic. Në 16 ndeshje këtë sezon, mes Serie A dhe Champions League, Vlahovic ka realizuar 9 gola.
Vlahovic dhe Juve janë ende shumë larg gjetjes së një akordi për rinovimin e kontratës aktuale e cila përfundon në 2026. Sipas La Gazzetta dello Sport, Juve është gati t’i ofrojë një kontratë të re, por drejtuesit torinez kërkojnë një ulje të pagës, aktualisht përfiton 10,5 milionë euro në sezon.