Vlahovic synon rikthimin në mars, por e ardhmja është e paqartë

Dusan Vlahoviç ka nisur prej disa ditësh fazën e rikuperimit pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe, sa herë që ka mundësi, qëndron pranë skuadrës, duke e mbështetur dhe duke festuar fitoret e Juventusit. Sipas asaj që raporton Tuttosport, sulmuesi serb është shndërruar në një figurë udhëheqëse për grupin dhe ka vendosur si objektiv datën 22 mars për rikthimin e mundshëm në fushë.

Ndeshja ndaj Sassuolos përkon pikërisht me ditën kur Vlahoviç shpreson të jetë sërish në dispozicion, jo vetëm për Juven, por edhe për trajnerin Luciano Spalletti, me synimin për të deklaruar veten plotësisht të rikuperuar.

Ndërkohë, mbetet shumë delikate edhe çështja e rinovimit të kontratës. Nëse më parë ishte Juventusi që përpiqej ta bindte sulmuesin, sot situata duket e përmbysur. Vlahoviç, i lindur në vitin 2000, po reflekton edhe për shkak të gjendjes së tij fizike dhe pasigurive të momentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani mbetet klubi më i interesuar për ish-lojtarin e Fiorentinës, por deri tani nuk ka pasur asnjë lëvizje konkrete apo ofertë zyrtare. Zgjidhja ideale për Vlahoviçin do të ishte Barcelona, por interesimi i katalanasve nuk është shndërruar ende në një propozim real.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?