Vlahovic: Titulli jo utopi, të përqendrohemi e ndeshja e radhës

Dusan Vlahovic ishte heroi i Juventusit në fitoren 3-2 ndaj Empolit, me dy gola të shënuar. Kjo ishte dopieta e parë për serbin, që kryeson listën e shënuesve në Seria A. Ai madje është optimist edhe në garën për titullin kampion, teksa bardhezinjtë janë 7 pikë larg nga Milani.

“Këto tre pikë peshojnë shumë, sidomos prej faktit që ne vinim nga dy barazime. Ishte shumë e rëndësishme për ne ta fitonim këtë sfidë. Fatmirësisht ja dolëm dhe për këtë jemi të gjithë shumë të lumtur.

Nuk kam bërë asgjë i vetëm, pasi mendoj se një futbollist s’mund të arrijë asgjë. Merita është e gjithë skuadrës. Nëse jemi kompakt dhe nëse do të jemi të gjithë bashkë, atëherë mund të arrijmë rezultate të rëndësishme. Fillimisht nuk isha ambientuar, siç e ka thënë edhe trajneri, që më duhej kohë për t’u futur në ritmet e duhura. Të gjithë më janë gjendur pranë dhe me kanë ndihmuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Titulli nuk është asnjëherë utopi për Juventusin. Vetëm se ne përqendrohemi te ndeshja e radhës dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Vlahovic.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?