Vlahovic tremb skuadrat e mëdha me komisionin prej 18 milionë eurosh
Dusan Vlahovic është një nga sulmuesit më të kërkuar në merkaton europiane. Komisioni i lartë që duan agjentët e tij, kanë bërë që të dështojë transferimi në ekipet që e dëshirojnë.
Sulmuesit i përfundon kontrata në vitin 2023 me Fiorentinën, ndërkohë që deri më tani Tottenham, Arsenal dhe Atletico Madrid janë frenuar nga kërkesa prej 18 milionë eurosh nga agjentët e tij.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Financial Times”, padroni i klubit vjollcë, Rocca Commisso është rikthyer të flasë për sulmuesin që të rinovojë kontratën. “Vlahovic është rritur këtu. Duhet të na jetë mirënjohës për klubin që e ka çuar aty ku është tani”. /R.Lika-Koha Jonë/