Vlerësim fantastik për Medon Berishën, lojtari me i mirë i javës së 10-të në Seria A

Fundjava e javës së 10-të të Serie A ka folur shqip! Futbollisti i kombëtares shqiptare, Medon Berisha, është shpallur më i miri i javës sipas portalit prestigjioz italian Tuttomercatoweb, duke marrë notën më të lartë, 8.

Berisha ishte protagonisti absolut në fitoren historike të Lecce-s në transfertë ndaj Fiorentinës, ku realizoi golin vendimtar që i dha skuadrës së tij tri pikë të arta. Falë paraqitjes së shkëlqyer, ai është përfshirë në formacionin ideal të javës në kampionatin italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në “Top 11”-n e zgjedhur nga Tuttomercatoweb, Lecce është skuadra më e përfaqësuar, me disa futbollistë mes më të mirëve, ndërsa Berisha është shpallur lojtari i javës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtën skuadër ideale janë përfshirë edhe emra si Mike Maignan (Milan), që ndali një penallti të Dybala-s, dhe Strahinja Pavlovic, i cili shënoi golin e dytë të tij sezonal për Milanin.

Berisha po konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme këtë sezon, duke u bërë një pikë referimi për Lecce-n dhe një sinjal shumë pozitiv për trajnerin Sylvinho në prag të ndeshjeve të ardhshme të Kombëtares shqiptare.

“Një performancë perfekte – energji, teknikë dhe vendosmëri. Berisha po bëhet zemra e Lecce-s,” shkruan Tuttomercatoweb.

Formacioni më i mirë (4-2-3-1)

Mike Maignan (Milan) 7.5

Danilo Veiga (Lecce) 7
Leo Ostigard (Genoa) 7
Strahinja Pavlovic (Milan) 7.5
Juan Miranda (Bologna) 7

Ruslan Malinovskyi (Genoa) 7.5
Ylber Ramadani (Lecce) 7

Stefano Moreo (Pisa) 7.5
Medon Berisha (Lecce) 8
Mattia Zaccagni (Lazio) 7.5

Santiago Castro (Bologna) 7.5

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?