Vllaznia befason Kukësin në “Elbasan Arena” dhe ngjitet në vendin e dytë (VIDEO)

Vllaznia arrin që të rikthehet në rrugën e fitoreve në Kategorinë Superiore, duke marrë një fitore të madhe 2-1 ndaj Kukësit. Në “Elbasan Arena” ndeshja nisi në malore për verilidorët që e panë veten në disavantazh që në minutën e 4-t. Hygor Guimaraes realizoi një gol spektakolar me një goditje në hyrje të zonës.

 

Kukësi reagon dhe në fillimin e pjesës së dytë gjen golin e barazimit me Abazaj, i cili shërben në zonë për Shkuartajn, që shënon nga një distancë shumë e favorshme. Vllania nuk demoralizohet nga ky gol dhe arrin që të gjejë sërish avantazhin me Gilman Likën 10 minuta nga fundi, pasi u shërbye në zonë nga Gligorov.

Kuqeblutë me këtë fitore ngjiten në vendin e dytë me 12 pikë, po aq sa Bylis, Teuta dhe Skënderbeu. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP