Partizani “gropos” Vllazninë, nuk mjaftojnë 5 gola në Korçë (VIDEO)
Vllaznia në 100-vjetorin e krijimit të klubit do të luajë në Kategorinë e Parë. Kuqeblutë kanë shkatërruar 5-1 ndaj Skënderbeut në transfertë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, pasi Kamza ka fituar 1-0 në transfertë ndaj Partizanit. Një gol i Rezit ka mjaftuar për të siguruar qëndrimin për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore ekipit të Kamzës.
Për herë të tretë në historinë, klubi më i vjetër i futbollit shqiptar do të luajë në një kategori inferiore. Shkodranët dominuan ndaj Skënderbeut në Korçë duke realizuar 5 herë në portën e Aldo Teqjas, me gola të Xhevahir Sukajt me penallti, Arlind Kalaja-s, 2 golësh të Eraldo Cinarit dhe finalizimin e Renato Malotës. Golin e vetëm për Skënderbeun e realizoi Nazmi Gripshi.
Në ndeshjet tjera Luftëtari ka fituar 2-1 ndaj Lushnjës, Laçi ka fituar 4-2 ndaj Teutës, ndërkohë që Kukësi ka barazuar 2-2 me Flamurtarin. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

