Vllaznia emëron drejtorin e ri sportiv

Klubi i Vllaznisë siguroi pjesëmarrjen në Kupat e Europës vetëm në javën e fundit të Abissnet Superiore.

Shkodranët do ta nisin eksperiencën e tyre në kompeticionin e Conference League nga turi i parë eliminator teksa kuqeblutë presin në vijim edhe kundërshtarët e mundshëm nga shorti.

Vllaznia ka emëruar edhe drejtorin e ri sportiv, teksa ka përzgjedhur për këtë rol Elvis Plorin. Ky i fundit ishtë në këtë sezon trajner i skuadrës U21 dhe ia doli ta shpallte skuadrën kampione ndërsa kujtojmë se në të kaluarën, Plori ka qenë edhe në krye të Vllaznisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?