Vllaznia fiton ndaj Partizanit, Skënderbeu merr 3 pikët ndaj Egnatias
Vllaznia ka arritur fitoren e tretë radhazi në “Loro Boriçi” ndaj Partizanit minimalisht 1-0. Goli i Liridon Latifit pas gjysmë orë lojë, i dhuroi 3 pikë ekipit shkodran, që renditet në vend të tretë. Goli i dytë radhazi për sulmuesin dardan, i cili është ngjitur në shifrën e katër rrjetave sezonale në kampionat. Thyhet Partizani pas pesë javësh pa humbje. Vendasit u kthyen në mbrojtje dhe ia dolën të ruajnë avantazhin e çmuar deri në fundin e takimit.
Skënderbeu ka arritur një sukses shumë të rëndësishëm 2-0 ndaj Egnatias. Vendasit rikthehen te suksesi pas tre takimesh pa fituar, ndërsa parakalojnë në renditje Egnatian duke u ngjitur në vendin e tetë të klasifikimit, në kuotën e 11 pikëve. Në fraksionin e dytë, në minutën e 47 sulmuesi Mensah realizoi me kokë, ndërkohë që në fundin e ndeshjes Berisha vulosi fitoren.
KOHA JONË SONDAZH

