Vllaznia fiton në “frymën e fundit” ndaj Teutës, heroi i shkodranëve është Balaj (VIDEO)

Vllaznia ka arritur një fitore në “fyrmën e fundit” përballë Teutës në Durrës, duke iu bashkuar Egnatias në kreun e renditjes së Superiores pas javës së pestë.

Shkodranët dominuan pjesën e parë përballë Teutës, pasi gjetën golin e avantazhit me Esat Malën. Por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë me durrsakët që do të ishin më të rrezikshëm.

Nasr gjeti barazimin dhe goditi më pas shtyllën, teksa rastet në portën e Qarrit shtoheshin. Në fundin e ndeshjes, Balaj me një goditje të saktë me kokë nuk gaboi duke i dhënë suksesin skuadrës së tij dhe tre pikë shumë të rëndësishme.

SHKARKO APP