Vllaznia fitore minimale ndaj Tërbunit, vendos Çinari
Vllaznia ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore ndaj skuadrës së Tërbunit në stadiumin “Loro Boriçi”. Skuadra shkodrane ka fituar minimalisht 1-0. Gjoka e nisi formacionin në këtë ndeshje me Sherrin në portë, Ruqi, Malota, Berisha dhe Mersini në mbrojtje, Krymi, Tafili, Lika, Çinari dhe Vucaj në mesfushë, kurse në majën e sulmit u vendos Sukaj.
Pjesa e parë u mbyll pa gola me gjithë mundësit e mira që pati Vllaznia për të shënuar. Fraksioni i dytë i sfidës nisi mjaft mirë për ekipin që drejtohet nga Ernest Gjoka, pasi kaluan në avantazh që në minutën e 57 me anë të Erald Çinari.
Kjo ndeshje miqësore ishte në kuadrin e përgatitjeve për rifillimin e Kategorisë Superiore, teksa Vllaznia shpreson që të marrë më shumë pikë në ndeshjet në vijim për të shmangur rënien nga kategoria. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

