Vllaznia fitore në “frymën e fundit”, nuk gabojnë Kukësi dhe Teuta (VIDEO)
Vllaznia nuk ka ndërmend që të ndalet. Kuqeblutë morën fitoren e radhës në kampionat 0-1 kundër Bylisit, edhe pse do të vuanin shumë. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, teksa ballshiotët ishin më këmbëngulës dhe me pak fat mund të kishin arritur që të merrnin edhe 3 pikë. Në fundin e ndeshjes Ujka u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë që në aksionin e fundit pas një goditje nga këndi, Ardit Hoxhaj ishte në vendine duhur për të devijuar topin në rrjetë.
Nuk gabon Teuta, që mori fitoren e dytë radhazi. Durrsakët triumfuan minimalisht 1-0 në transfertën ndaj Kastriotit. Golin e vetëm e shënoi Dejvi Bregu në minutën e 72-të. Rikthehet te fitoret pas 4 humbjesh radhazi skuadra e Kukësit.
Verilindorët fituan 3-1 në transfertën ndaj Apolonisë. Ibraimi zhbllokoi në minutën e 15-të rezultatin nga pika e bardhë, por vendasit do të arrinin ë të barazonin me Smaci-n në fraksionin e dytë. Kukësi do të rikthehej sërish në avantazh në minutën e 76-të me Peposhin, ndërkohë që 6 minuta më vonë, Eze shënoi dhe golin e tretë. Laçi dhe Skënderbeu ndanë pikët mes tyre. Meksi shënoi për korçarët në fundin e pjesës së parë, por kurbinasit do të arrinin që të barazonin me Nëabueze me penallti në minutën e 51-të. /R.Lika-Koha Jone/