Vllaznia gjen pasuesin e Jonuz, drejtimin e ekipit e merr një shkodran

Pas largimit të papritur të Mirsaid Jonuz, Vllaznia ka vendosur që t’ia besojë skuadrës deri në fund të sezonit një shkodrani, Hysen Dedja.

59-vjeçari do të nisë menjëherë nga puna për të kthyer entuziazmin në ekip pas humbjes së thellë 5-2 në fushën e Laçit. Objektivi i tij për pjesën e mbetur të sezonit është shmangia e play out-it, pasi Vllaznia renditet në vendin e 7-të, me pikë të barabarta me Partizanin (38), por me golaverazh më të mirë.

Në përfundim të sezonit, në varësi të rezultateve, do të diskutohet për vazhdimësinë. Kjo do të jetë përvoja e katërt e Dedjes në krye të Vllaznisë, pasi e ka drejtuar në tri periudha të ndryshme (1996-1998, 2002-2003 dhe 2005-2006).

Fotografia e KF Vllaznia - Faqja Zyrtare

SHKARKO APP