Vllaznia godet në merkato, transferon një “shkatërrues” francez
Vllaznia bën lëvizjen e parë në merkaton e dimrit. Klubi shkodran ka arritur marrëveshjen me Mickaël Panos, i cili aktivizohet në rolin e mesfushorit shkatërrues.
24-vjeçari francez është pa ekip prej datës 1 korrik, teksa më parë ka luajtur me ekipin e dytë të St Ettiene, teksa ka luajtur në Qipro me skuadrat e Pafos dhe EN Paralimniou.
Panos mund të luajë edhe në qendër dhe krahun e majtë të mbrojtjes. Një përforcim i rëndësishëm për Thomas Brdaric, i cili siguron një tjetër lojtar në rolin e shkatërruesit pas Ardit Krymit.
KOHA JONË SONDAZH

